TIRANE- Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë, Vojo Bregu, ka reaguar ndaj ecurisë së programit për fondin prej 93 milionë Euro për bujqësinë. Përmes një reagimi në rrjetin social “Facebook”, Bregu shkruan se qeveria Rama, ndryshte nga të gjitha qeveritë e mëparshme, nuk ka asnjë meritë për zbatimin e këtij fondi.

Ish-sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Bujqësisë thotë se kjo ndihmë mund të lëvrohet vetë, me ndihmën e stafit të trajnuar dhe specializuar.

POSTIMI I PLOTE
Për fondin prej 93 milionë Euro për bujqësinë kanë meritë të gjitha qeveritë e mëparshme përveç kësaj aktuale. Duke qenë kështu, pavarësisht se flasin nga mëngjesi në darkë nga KM dhe të gjithë ministrat, përveç asaj të Mbrojtjes e cila nuk ka dijeni, nuk e dinë që ka dhe ca kushte ajo ndihmë e madhe ekonomike. Neni 7 i marrëveshjes përcakton qartë që pa stafin e mjaftueshëm të trajnuar dhe specializuar, kjo ndihmë nuk mund të lëvrohet. Heqja e njerëzve nga puna dhe padija mbi kontratën kanë çuar në shtyrjen e hapjes së thirrjeve pa afat. Fillimi i Majit që u premtua do shtyhet. Si cdo gjë tjetër dmth. P.S Infon e kam nga një i LSI te AZHBR???.
33822469_10213662358565744_5459445380779343872_n
33677398_10213662358685747_914854022895108096_n
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb