GJIROKASTER-Pesë persona kanë mbetur të plagosur, në një aksident rrugor në Mashkullor.

Burime zyrtare bënë me dije se një mjet tip ‘Fuoristradë’ doli nga rruga, dhe përfundoi në kanal. “BalkanWeb” mëson se makina po vinte nga Tirana në drejtim të Gjirokastrës, ndërsa pasagjerët brenda saj ktheheshin nga një ceremoni mortore.

Sakaq, bëhet e ditur se të plagosurit ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

NJOFTIMI I POLICISE
Njoftohemi se në vendin e quajtur “Serat e Mashkullorës”, në segmentin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, mjeti tip “Mitsubishi”, me drejtues shtetasin A.A, me targa SR 8185 B, ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.

Për pasojë janë dëmtuar 5 shtetasit që ndodheshin në mjet, drejtuesi i mjetit shtetasi A.A dhe pasagjerët Sh.A, V.A, K.A dhe F.P, banues në Sarandë. Të dëmtuarit janë transportuar për në spitalin Rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident-ne-mashkullore-5
aksident-ne-mashkullor-1

aksident-ne-mashkullore-2

aksident-ne-mashkullore-5
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb