Scarlett Johansson është shpallur aktorja më e paguar e vitit 2016 nga revista Forbes.

Filmat e saj, përfshi Captain America, kanë fituar rreth 1.20 miliard euro në 12 muajt e fundit. Bashkë-aktorët e saj Chris Evans dhe Robert Downey Jr vijnë në vend të dytë me 1.15 miliard. Vitin e kaluar, lista kryesohej nga Chris Pratt, ndërsa në vitin 2014 fronin e mbante Jennifer Lawrence.

Në përzgjdhjen që bën lista e Forbes, nuk përfshihen filmat e animuar, ku përdoren vetëm zërat e aktorëve. 5-shja e parë mbyllet nga Margot Robbie që mori pjesë në filmin e kritikuar Suicide Squad, dhe Amy Adams në rolin e saj tek filmin Arrival, dhe “Batman v Superman”.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb