MAQEDONI-Forcat policore në Kumanovë kanë bllokuar rreth mesnatës një nga rrugët kryesore nga xhamia e qytetit deri tek gjykatat.

Burime jozyrtare për agjencinë e lajmeve INA theksuan se kjo po ndodh për shkak se në gjykatën themelore në Kumanovë janë sjellë disa nga të paraburgosurit nga burgu i Shutkës lidhur me përleshjen në Kumanovë dhe se po merren në pyetje dhe prova të tjera.

Prokuroria ka dhënë masën e paraburgimit për mbi 25 persona që dyshohen si pjesëmarrës në përleshjet e armatosura të shtunën e kaluar në Kumanovë.

Një pjesë e portaleve të ndryshme në Maqedoni kanë nxitur panik tek qytetarët duke spekuluar se bëhet fjalë për një kërcënim për sulm ndaj stacionit policor në Kumanovë, por deri tani nuk ka konfirmim në lidhje me këtë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb