Ford Motor Company do të rrisë ndjeshëm investimet mbi atutomjetet elektrike deri në 11 miliardë dollarë deri në vitin 2022. Ford planifikon të ketë në formacionin e modelit të saj 40 automjete elektrike dhe hibride.

Shifra e investimeve është shumë më e lartë se objektivi i shpallur më parë prej 4.5 miliardë  dollarë deri në vitin 2020, thanë drejtuesit e Ford dhe përfshijnë kostot e zhvillimit të arkitekturave të automjeteve të dedikuara elektrike.

Shpenzimet inxhinierike, kërkimore dhe zhvillimore të Fordit për vitin 2016, viti i fundit në dispozicion, ishin 7.3 miliardë dollarë, nga 6.7 miliardë dollarë në vitin 2015.

Nga 40 automjete elektrike që Ford planifikon për ormacionin e saj global deri në 2022, 16 do të jenë plotësisht elektrike dhe pjesa tjetër do të jenë hibride, thanë drejtuesit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb