UASHINGTON- Revista prestigjioze amerikane “Foreign Policy” theu traditën duke mbajtur për herë të parë pozicion në zgjedhjet presidenciale dhe duke mbështetur Hillary Clinton. Revista e cilësoi Donald Trump si ”kandidati më i keq në një parti të madhe në historinë amerikane”. E përditshmja “USA Today” theu gjithashtu traditën në fund të shtatorit duke mbajtur qëndrim kundër kandidatit republikan, duke e cilësuar “demagog i rrezikshëm” por pa mbështetur kandidaten demokrate.

“Edhe pse përçojmë një sërë vlerash në marrëdhëniet tona me lexuesit, pavarësisht bindjeve politike, kryeredaktori i FP-së thyen traditën duke mbështetur Hillary Clinton për një zgjedhje të afërt si presidente e SHBA-së”, shkruan në një editorial revista e specializuar në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Lista e arsyeve që Trump përbën një rrezik potencial është aq e gjatë sa kthehet në çështje tronditëse nëse do të zgjidhet kandidati i një partie të madhe për presidencën”, saktëson revista.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: