Emrat që do të zbresin në fushën e lojës nuk dihen, por skemat me të cilët dy trajnerët do të sfidojnë njëri-tjetrin po. Blutë e Londrës do të luajnë me modulin 3-5-2, ku Hazard është i sigurt, ndërsa në majën e sulmit Zhiru është më i avantazhuar ndaj Moratës.

Konte ka David Luizin të dëmtuar për mbrëmjen e sotme dhe reparti i mbrojtjes do të përbëhet nga Azpilikueta, Kahill dhe Rydiger. Në mesfushë pritet të luajnë Alonso, Kante, Moses dhe Drinkuotër. Shumë ndryshe situata në kampin spanjoll, pasi Valverde do të zbresë në fushën e lojës formacionin më të mirë dhe nuk ka dilema për këtë ndeshje.

Dembele do të jetë në stol për të mos u rrezikuar, ndërsa Paulinjo do të mbështesë dyshen e sulmit Mesi-Suarez. Në mesfushë do të luajë Iniesta-Buskets dhe Rakitiç, ndërsa Alba, Umtiti, Pike dhe Roberdo do të kujdesen për repartin e mbrojtjes.
Burimi: http://www.panorama.com.al/sport/formacionet-e-mundshme-konte-me-dilema-per-sulmin-barca-me-artileri-te-rende/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb