Skënderbeu ka marrë fitoren e parë në grup në “Europa League” pasi ka mposhtur 3-2 Dinamon e Kievit.

Të besuarit e Ilir Dajës gjetën forcat të përmbysnin shifrat edhe pse në minutën e 16-t Tsygankov kaloi miqtë në avantazh. Festa e ukrainasve nuk zgjati më shumë se një minutë pasi Sabien Lilaj falë edhe një devijimi dërgoi në rrjetë një top të goditur nga jashtë zone.

Kaq sa i takon pjesës së parë, ndërsa në të dytën do realizoheshin edhe 3 gola të tjerë. Xhejms fillimisht do të përmbyste shifrat për Skënderbeun para se Sowe në të 56-ën t’i dërgonte ato në 3-1. Pak para fundit Rusyn për Dinamon do të shkurtonte diferencat, por deri në fund nuk do të kishte më ndryshim rezultati.

Edhe pse kjo ishte fitorja e parë në grup duke e çuar në 5 numrin e pikëve të fituara, triumfi i serbëve të Partizanit të Beogradit kundër Young Boys me rezultatin 2-1 i jep fund aventurës së skuadrës shqiptare në “Europa League”.

Mbyllet takimi, Skënderbeu-Dinamo Kiev 3-2

95′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut, fatmirësisht gjuajtja e Kadar me kokë ka përfunduar jashtë kuadratit.

Minutë pas Minute

91′ Një gabim në mbrojtje, Rusyn gjen rrugën e rrjetës, duke ngushtuar diferencën, në 3-2.

90′ Skënderbeu kryen edhe zëvendësimin e fundit, largohet Ali Soue në fushë Bruno Dita.

82′ Dinamo e Kievit provon të shënojë pas krosimit të Moroziuk ka këndi, por pas një karamboli në zonë, topi përfundon jashtë kuadratit.

78′ Ukrainasit zbresin furishëm nga krahu i djathtë me kapitenin Moroziuk, por largojnë në momentin e fundin korçarët në goditje këndi.

77′ Kartoni i parë i verdhë, Marko Radas ndëshkohet pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

71′ Një tjetër zëvendësim për Skënderbeun, largohet Gavazaj në fushë Afrim Taku.

69′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet Tefik Osmani në lojë Bakari Nimaga.

56′ Skënderbeu shënon golin e tretë. Sowe futet në zonë, shmang portierin dhe nuk gabon me portën e boshatisur

53′ GOOOOL Skënderbeu 2-1! Xhejms Adenij kalon në avantazh korçarë, pas asistit me kokë të Souesë.

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë me shifrat 1-1

44′ Soue shpërdoron një rast mjaft të mirë, i vetëm në krahun e majtë ka tentuar portën duke e çuar topin mbi kuadrat.

43′ Xhejms provon me një goditje nga brenda zonës, por gjuajta e tij ishte e dobët.

39′ Shpëton për mrekulli porta e Skënderbeut. Ishte kroati Marko Radas i cili në fillim një top që po i drejtoheshe rrjetës, më pas ka qënë traversa që iu ka ardhur në ndihmë korçarëve.

35′ Dinamo rrezikon sërisht portën e Skënderbeut me anë të Moriozuk, i cili goditi fuqishëm me kokë nga brenda zonës, por gjuajtja e tij përfundoi mbi traun e Shehit.

32′ Ukrainasit shënojnë golin e dytë, por për gjyqtarin austriak kemi të bëjmë me një pozicion jashtëloje. I dukshëm avancimi i futbollistit të Dinamos.

17′ Sabien Lilaj barazon vetëm pas një minutë me një goditje të bukur nga jashtë zone

16- Tsygankov kalon në avantazh ukrainasit, korçarët pretendojnë për pozicion jashtë loje

10′ Janë ekzekutuar plot 6 goditje nga këndi, 3 për Skënderbeun dhe 3 për Dinamon e Kievit.

3′ Ukrainasit japin sinjalin e parë të rrezikshëm me numrin 8 Shepelev, por i vëmendësh portieri Shehi, i cili ka grushtuar topin, duke larguar rrezikun.

2′ Goditje dënimi për Skënderbeun, provon Marko Radas, por topi përfundon drejt e në duart e portierit Bushçan.

1′Nis takimi në “Elbasan Arena” me topin e parë që e luajnë korçarët

23897051_364548657304310_275744356_o
23897409_364548650637644_638490767_o

FORMACIONI I SKËNDERBEUT-Ilir Daja

Shehi, Radas, Aliti, Vangjeli, Mici, Osmani, Muzaka, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue

Formacioni i Din. Kiev

Georgiy Bushchan (GK), Volodymyr Shepeliev, Mykola Morozyuk (C), Júnior Moraes, Viktor Tsygankov, Nikita Korzun, Josip Pivarić, Yevhen Khacheridi, Artem Besedin, Tamás Kádár, Tomasz Kędziora

23949120_364548717304304_591369438_o

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb