Ka dhuruar shumë emocione të forta ndeshja e Grupit E të Botërorit mes Serbisë dhe Zvicrës. Ballkanasit edhe pse kaluan të parët në avantazh nuk morën asnjë pikë në këtë takim pasi fillimisht Granit Xhaka dhe më pas Xherdan Shaqiri përmbysën rezultatin.

Të dy futbollistët me origjinë shqiptare nuk u kursyen aspak në festë, duke bërë shqiponjën me duar.

Falë rezultatit 1-2 Zvicra ngjitet në krye të Grupit së bashku me Brazilin me 4 pikë. Ndjek Serbia me 3 dhe në fund mbyll Kosta Rika me 0.

Serbi 1-2 Zvicër

Komenti i ndeshjes

90′ Shaqiri shenon te dytin per Zvicren, edhe ia feston me shqipnje

58′ Xherdan Shaqiri i afrohet shumë pranë golit, godet trekëndëshin

52′ Xhaka barazon rezultatin, feston me shqiponjë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë

30′ Zvicra pranë golit të barazimit. Xhemaili godet ne limite por nuk shënon dot përballë portierit

5′ Kalojnë shumë shpejt në avantazh serbët, me Mitrovic

1′ Ka nisur takimi

Në orën 20:00 do të luhet ndeshja e vlefshme për Grupin E të Botërorit mes Serbisë dhe Zvicrës, e cila pritet të dhurojë emisione të forta edhe në vendin tonë për shkaqe që tani dihen.

Duke iu referuar formacionit 4 nga 5 shqiptarë do të jenë në fushë për Zvicrën, e cila sonte do tentojë fitoren për të kaluar fazën e grupeve.

Nga na tjetër Serbët do të jenë të kënaqur edhe me një barazim, duke parë që në ndeshjen e parë fituan kundër Zvicrës.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb