Argjentina e Sampaolit nuk ka arritur të shkojë më shumë se 1 barazim me shifrat 1-1 në ndeshjen e parë të Botërorit kundër Islandës.

Ndeshja e Grupit D fillimisht pati për protagonist ‘albiçelestët’, të cilët kaluan në avantazh me Aguerron në minutën e 19-t. Nuk zgjati shumë dhe ekzaktësisht pas 4 minutash Finnbogason risolli baraspeshën.

Deri në fund Argjentina synoi të gjente golin e fitores, por nuk arriti. Padiskutim pengu i ndeshjes është penalltia e Lionel Messi-t, i cili në minutën e 64-r gaboi përballë portierit të Islandës.

Argjentina 1-1 Islanda

Komenti i ndeshjes

90+5′ Përfundon takimi

64′ Lionel Messi humbet penalltinë për Argjentinën

46′ Ka nisur pjesa e dytë

45+2′ Përfundon pjesa e parë

23′ Vjen shumë shpejt goli i barazimit, Finnbogason shënon për Islandën

19′ Sergio Aguerro ka kaluar Argjentinën në avantazh pas një goli shumë të bukur

1′ Ka nisur ndeshja

Në orën 15:00 do të luhet ndeshja hapëse e Grupit D të Botërorit mes Argjentinës dhe Islandës. Një sfidë tepër interesante pasi pothuajse askush nuk e di sesi do të luajë Argjentina, ndërsa nga ana tjetër pritet që pas Europianit Islanda të bëjë sërish surpriza.

Ndërkohë dy trajnerët, Jorge Sampaoli dhe Heimir Hallgrimsson kanë zgjedhur 11 të besuarit për këtë ndeshje.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb