Laçi pothuajse ka siguruar biletën për në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë pasi sot ka mundur me shifrat 3-0 ekipin e Luftëtarit në ndeshjen e parë të përballjes çerekfinale.

Të besuarit e Gentian Mezanit fillimisht zhbllokuan takimin që në minutën e 22-t falë Ansi Nikës, ndërsa pas vetëm 9 minutash e dyfishuan avantazhin me Rexhinaldon.

Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Luftëtari tentoi të zgjohej, por pavarësisht dëshirës, ishte Laçi që realizoi golin e tretë dhe vulosi shifrat poërfundmitare me Qaqin.

Ndeshja e kthimit do të luhet në Gjirokastër pas dy javësh, ekzaktësisht më datë 14 shkurt.

Laçi 3-0 Luftëtari

23′ Ansi Nika, 31′ Rexhinaldo, 79′ Qaqi/

Minutë pas minute

90+3′ Përfundon takimi

85’ Zëvendësimi i dytë për Laçin. Del nga fusha Nika, në lojë Bardhi.

79′ Qaqqi shënon golin e tretë për Laçin

77’ Luftëtari kryen edhe zëvendësimin e fundit. Del nga fusha Rroca, në fushë Rrapo.


75’
Bregu kërkon një penallti pasi pengohet në zonë. Ka tension midis tij dhe lojtarëve të Laçit.

73’ Zëvendësimi i parë për Laçin, Del Da Silva, në fushë Xhixha.

72’ Faulle të shumta të shkaktuar nga lojtarët e Laçit. Një faull i rrezikshëm i Nikës në dëm të Bregut ndëshkohet me të verdhë nga arbitri.

67’ Zëvendësimi i dytë për Luftëtarin. Largohet Ramadani, në fushë Aurelio.

65’ Ka një faull në dëm të Ansi Nikës shumë afër zonës së Luftëtarit. Aleksi ndëshkohet me karton të verdhë.

60’ Kristaj Abazaj zëvendësohet për ti lenë vendin Mingës.

58’ Luftëtari pretendon një faull shumë afër portës, por arbitri vazhdon lojën.


50′
Lojtari i Laçit, Fangaj është ndëshkuar me karton të verdhë.

47’ Shkurtaj tregohet tepër I rrezikshëm me një goditje të lehtë para portierit që përfundon shumë afër shtyllës.

46′ Nis pjesa e dytë në Laç

45′ Përfundon pjesa e parë me shifrat 2-0 për vendasit

42’ Bregu dergon një krosim të rrezikshëm në zonën e Lacit, por largon mbrojtësi Qaqi.

37’ Ndëshkohet me të verdhë Beqiri, pas faullit të shkaktuar ndaj Uzunit.

35’ Sefgjini tenton një goditje nga jashtë zonës, por gjuajtja e tij shkon shumë larg tranversës.

31’ Rexhinaldo ka dyfishuar, Rexhinaldo ka kërcyer me kokë për të pritur një krosim dhe është treguar më i shpejtë se portieri i Luftëtarit. Rexhinaldo nuk feston golin.

23’ Gooooool Ansi Nika kalon në avantazh vendasit, duke mposhtur portierin Ruci.

18′ Shkurtaj tetnon të godasë nga jashtë zonës, por goditja ishte e lehtë për portierin Selmani.

17’ Abazaj rrezikon, shmang dy tre lojtarë, por mbyll mbrojtja e Lacit.

15’ Laçi pranë golit. Pas krosit nga goditja e dënimit Qaqi ngrihet në ajër dhe godet, por pret portieri Ruci.

9’ Sefgjini kërkon Uzunin nga e majta e fushës, por Jakovklevic mbyll bukur ne duel shpejtësie me Uzunin.

1′ Ka nisur takimi në Laç/ panorama sport

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Eskerda, Shtubina, Nika, Uzuni, Rexhinaldo.

Trajner: Gentian Mezani

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovljevic, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Abazaj, Rroca, Bregu, Shkurtaj.

Trajner: Hasan Lika.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb