Është mbyllur me fitoren e Danimarkës ndeshja e dytë e Grupit C të Botërorit. Skuadra europiane ka mundur minimalisht 0-1 Perunë, e cila u përpoq shumë që të dilte me pikë nga ky takim.
Peruanët patën shansin e artë të kalonin në avantazh në fundin e pjesës së parë, por futbollisti Cueva gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, duke e çuar topin mbi traun e portës.
Kjo ishte ndeshja e parë e këtyre dy skuadrave në Grupin C. Kujtojmë që më herët Franca, pjesë e këtij grupi, mundi me rezultatin 2-1 Australinë.
Peru 0-1 Danimarkë
Komenti i ndeshjes
90+5′ Përfundon takimi
59′ Danimarka kalon në avantazh, Jusuf Poulsen ndëshkon Perunë
45+2′ Përfundon pjesa e parë
45′ Peruja humbet penallti, Cueva godet mbi tra nga 11 metra distancë
1′ Ka filluar takimi
Në orën 18:00 do të luhet ndeshja e dytë e raundit të pare të Grupit C të Botërorit mes Perusë dhe Danimarkës.
E veçanta e kësaj ndeshje është se këto dy skuadra kurrë nuk janë përballur me njëra-tjetrën dhe sot luhet për më shumë se thjesht rezultati. Ndërkohë të dy trajnerët kanë publikuar formacionet zyrtare.
(e.k/BalkanWeb)