Spanja ka mundur me shumë vështirësi Iranin në takimin e vlefshëm për Grupin B të Botërorit. “La Roha” për të marrë 3 pikët shumë të rëndësishme i është falur një goli të Diego Costa-s në minutën e 54-r.

I pafat Irani që pas këtij momenti pati shumë raste për shënim. Madje ata arritën të barazonin por goli iu mohua më pas nga “VAR”.

Me këtë fitore Spanja ngjitet në vendin e parë me 4 pikë po aq sa Portugalia, ndërsa ndjek Irani me 3. Në fund renditet Maroku me 0 pikë që i bashkohet Egjiptit dhe Arabisë si skuadrat e para te eliminuara.

Irani 0-1 Spanjë

Komenti i ndeshjes

62′ Irani shënon golin e barazimit, por anulohet me “VAR”

54′ Spanja zhbllokon takimin, Diego Costa ndëshkon Iranin

46′ NIs pjesa e dytë

45+3′ Përfundon pjesa e parë pa gola

1′ Ka nisur takimi

Do të luhet në orën 20:00 takimi i dytë i Grupi B të Botërorit mes Iranit dhe Spanjës.

Iberikët kërkojnë fitoren në këtë takim për të hedhur një hap drejt fazës me eliminim direkt, ndërsa iranianët pas fitores me Marokun do të ishin të kënaqur edhe me një barazim.

Kujtojmë që Spanja vjen pas barazimit 3-3 kundër Portugalisë. Ndërkohë të dy trajnerët kanë publikuar edhe formacionet zyrtare.

Irani: A. BEIRANVAND, HAJI SAFI, S. EZATOLAHI, M. POURALIGANJI, OMID, KARIM, V. AMIRI, MEHDI, M. HOSSEINI, SARDAR, RAMIN

Spanja: DE GEA, CARVAJAL, PIQUÉ, SERGIO, A. INIESTA, LUCAS V., RAMOS, JORDI ALBA, DIEGO COSTA, SILVA, ISCO

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: