Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

Shakhtar fiton me përmbysje kundër Roma-s, gjithçka vendoset në sfidën e dytë (Video)

shaktar-665x400

Në Ukrainë Shakhtar Donetsk ia ka arritur të marrë një fitore 2-1 kundër Roma-s me përmbysje shifrash pasi italianët kaluan të parët në avantazh. Skuadra e Di Francesco-s e nisi mirë takimin por në pjesën e dytë të diktuar nga avantazhi ulën ritmin.

Nga kjo situatë përfituan më së miri vendasit të cilët falë trysnisë që po ushtronin gjetën barspeshën në minutën e 52-t me Ferreyra. Verdhekuqtë ishin të pafuqishëm për të reaguar dhe pas disa minutash mesfushori brazilian Fred do të realizonte golin e dytë me goditje dënimi për skuadrën e tij.

Një rezultat deri diku pozitiv për ukrainasit por duhet theksuar se gjithçka mbetet e hapur pasi për të kaluar më tej Roma-s i mjafton një 1-0.

Komneti i ndeshjes

71′ Mesfushori brazilian Fred ka përmbysur rezultatin në favor të Shakhtra

52′ Ferreyra ka rikthyer edhe një herë barspeshën

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

41′ Turku Under ka zhbllokuar rezultatin duke kaluar Roma-n në avantazh

1′ Nis ndeshja në Ukrainë

Formacionet zyrtare

shakhtar

(e.k/BalkanWeb)