Është mbyllur në barazim 1-1 ndeshja e parë e Kupës së Shqipërisë për fazën çerekfinale mes Tiranës dhe Kukësit. Bardheblutë ishin shumë pranë fitores, por kampionët në fuqi të kampionatit barazuan pak para fundit.

Tirana e nisi mirë që në fillim, por një gabim në mbrojtje solli kartonin e kuq për mbrojtësin Turtulli që la bardheblutë me 10 lojtarë në minutën e 23-t. Pavarësisht këtij fakti kryeqytetasit do të gjenin forcën jo vetëm për të reaguar, por edhe për të kaluar në avanatzh, me Sentamu në minutën e 40-t.

Në fraksionin e dytë të lojës Kukësi dalngadalë rriti ritmin duke u bërë ajo zotëruese e ndeshjes. Goli i barazimit do të vinte pak para fundit me Elis Gurin që gjithashtu stampoi shifrat e përgjithshme 1-1.

Përballja e dytë ku do të përcaktohet përfundmisht se kush do të kalojë në gjysmëfinale, luhet me datë 14 shkurt në stadiumin “Zeqir Ymeri”.

Tirana 1-1 Kukësi

40′ Sentamu/ 88′ Elis Guri

Minutë pas minute

88′ Goooool. Elis Guri barazon rezultatin për Kukësin

86’ Largohet Daja nga fusha e lojës. Ze Maria hedh Qilimin.

83’ Mbrojtja e përgjumur pas një harkimi në zonë drejt Gurit, por topi shkon jashtë portës.

75′ Largohet Shkodra, në lojë Imami.

74’ Lika shpëton portën e Tiranës. Shameti godet me kokë pas një goditje këndi, për gardiani i portës së Tiranës bën heroin.

65’ Pakult kryen edhe ndërrimin e dytë. Në lojë Ethemi në vend të Ymerajt.

58’ Bakaj ka një rast mjaft të mirë, që godet pasi merr një top nga Ymeraj, por topi devijohet në goditje këndi.

56’ Idrizi largohet nga fusha e lojës, futet Zderiç.

50’ Dzaria ndëshkohet me të verdhë, pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Maveje.

48’ Ilion Lika del dhe grushton një top që vinte rrezikshëm drejt zonës së Tiranës, por dëmtohet.

47’ Cake ndëshkohet menjëherë me të verdhë, pas një ndëryrje të gabuar ndaj Rrumbullakut.

46’ Nis pjesa e dytë.

45+2′ Përfundon pjesa e parë, 1-0 për Tiranën

45’ Arbitri i katërt akordon 2 minuta shtesë.

40′ GOOL Tirana, Sentamu kalon bardheblutë në avanatzh.

31′ Ze Maria detyrohet të ndryshojë për të rregulluar mbrojtjen, duke i dhënë mundësinë Musa të debutojë, për të larguar nga fusha Grecën.

23’ Cake gabon në një top të rikthyer, dhe Guri përfiton, i cili ndalet nga Turtulli jashtë zonës. Për gjyqtarin Kola është karton i kuq i padiskutueshëm, për faktin se Guri ishte lojtari i fundit. Protesta të shumta nga lojtarët e Tiranës.

18’ Sentamu lëshon një predhë nga hyrja e zonës, por goditja devijohet nga Frashëri dhe topi përplaset në traunë e portës.

13’ Sentamu merr një top të mirë në hyrje të zonës, por goditja e tij bllokohet nga Rrumbullaku.

9’ Karabeci jep një asist të bukur për Grecën, me një vertikalizim që shkon në mes të mbrojtjes së Kukësit, por Frashëri del dhe kontrollon topin. Nga përplasja edhe sulmuesi i Tiranës pëson një dëmtim të lehtë.

8’ Bakaj lëshon një top nga larg, dhe Lika detyrohet të hidhet për të larguar topin që vinte rrezikshëm drejt portës, e më pas në goditje këndi.

5’ Harkim i rrezikshëm në zonë nga Karabeci, Greca devijon me kokë, më pas Cake ka rast të mirë nga afër, por gjendet në pozicion jashtë loje.

1′ Starton takimi në “Selman Stërmasi

Tirana: Lika; Hoxhallari, Cake, Turtulli, Kërçiku; Maveje, Daja, Karabeci; Junus, Greca, Ngoo.

Trajner: Ze Maria

Kukësi: Frasheri, Rumbullaku, Idrizi, Shameti, Musolli, Dzaria, Shkodra, Bakaj, Kale, Ymeri, Guri.

Trajner: Pakult

Gjyqtar: Klajdi Kola

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb