Kukësi ia ka arritur të marrë rezultatin e kërkuar në “Selman Stërmasi” duke mundur 1-3 me përmbysje Partizanin.

Të kuqtë e nisën mirë takimin duke prodhuar mjaft raste të cilat do të konkretizoheshin pak para fundit me qendërmbrojtësi Gojkoviç që do të realizonte me kokë. Edhe fillimi i pjesës së dytë do të fliste për Partizanin deri në minutën e 65-t kur serbi Kulum do të linte skuadrën me 10 lojtarë.

Nga ky moment delikat për Partizanin do të fillonte përmbysja e Kukësit. Fillimisht Elis Guri do të barazonte në minutën e 66-t, ndërsa mbrojtësi Rustem Hoxha do të kalonte për herë të parë në avantazh kampionët në fuqi.

Për pjesën tjetër të mbetur të lojës Partizani do të kërkonte me ngulm golin e barazimit, por pak para se të vërshëllente arbitri, Sidrit Guri ndëshkoi edhe një herë kryeqytetasit.

Pas 20 javësh në Superligë Partizani renditet në vendin e 6-t me 28-t pikë, ndërsa Kukësi në vendin e tretë me 32 pikë.

Partizani 1-3 Kukësi

43′ Gojkoviç/ 66′, 90+5′, Guri, 70′ Hoxha

Minutë pas minute

90+5 Elis Guri shënon golin e tretë

90+3′ Bakaj del me karton të kuq për ofendim ndaj tifozëve të Partizanit në monetin që u zëvendësua

90+1′ Zëvendësim i tretë te Kukësi, largohet Bakaj në fushë Balde.

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

86′ Eni Imani ndëshkohet me karton të verdhë.

84′ Labinot Ibrahimi ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Kalesë.

79′ Partizani gjen golin e barazimit me Bardhin, por për asistentin Rexha kemi të bëjmë me pozicion jashtëloje. Protestojnë ashpër lojtarët e kuqë.

76′ Mundohet të reagojë Partizani dhe provon të gjejë barazimin me një gjuajtje me kokë të Belicës që përfundon jashtë pas një devijimi të mbrojtësave të Kukësit.

70’ GOLLL Kukësi. Rustem Hoxha përmbys shifrat duke kaluar Kukësin në avantazh

66′ GOOOL Kukësi. Sidrit Guri ka barazuar shifrat, duke goditur saktë me kokë pas krosimit nga këndi të Bakajt. Gol identik si ai i Partizanit.

65′ Mesfushori serb Kulum ndëshkohet me karton me karton të kuq. Ndërkohë ka pasur minuta tensioni mes Asanit dhe Bakaj.

59′ Zëvendësim i parë te Kukësi, largohet Ethemi në lojë Shkodra.

55′ Një gafë në mbrojtje e Rustem Hoxhës, i cili për pak sa nuk i dhuron golin e dytë Partizanit, por Bardhi e ka tepruar me mbajtjen e topit.

54′ Një tjetër rast i mirë për Partizanin, pas një krosimi të Asanit, topi shkon te Bardhi, i cili nuk mund ta devijojë dot, për ta dërguar në rrjetë.

54′ Rrumbullaku ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

53′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Asani, por topi devijohet në murin mbrojtës.

46′ Sulejmani provon me një gjuajtje nga distanca, topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë

43′ GOLLL. Gojkoviç kalon Partizanin në avantazh pas një krosi në zonë

40′ Kundërpërgjigjet Partizani me mesfushorin Kulum, gjuajtja e serbit përfundon jashtë kuadratit.

35′ Ethemi provon me të majtën pas një harkimi në zonë, pret sërish Hoxha.

33′ Guri provon me një gjuatje të rrezikshme nga jashtë zonës, por reagon mjaft mirë Alban Hoxha.

31′ Një tjetër rrezik në portën e Partizanit, por portieri Hoxha, është treguar i vëmendshëm duke larguar topin.

28′ Mbrojtësi i Partizanit, Blerim Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë.

26′ Bakaj provon me një top të befasishëm brenda zonës, por gjuajtja ka përfunduar në duart e portierit Hoxha.

15′ Kukësi mbetet sërish në sulm. Rrumbullaku provon me një gjuajtje të fuqishme me trinë, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

13′ Goditje dënimi për Kukësin. Porovon Elis Bakaj me një gjuajtje por topi përfundon mbi traun e portës.

11′ Një tjetër mundësi e shkëlqyer për Partizanin, por reagon mjaftë mirë Koliçi, duke u zgjatur dhe duke larguar topin në këndore.

10′ Shkëndija e parë e sulmit të Partizanit. Asani gjuan nga jashtë zonë, topi pritet nga portieri Koliçi.

8′ Provon edhe Bakaj nga jashtë zonës, por pa problem për Hoxhën.

7′ Eni Imami lëshon një gjuajtje me të majtën nga jashtë zonës, por goditja ka qenë qendrore dhe ka përfunduar në duart e Hoxhës.

4′ Një aksion i shpejt i Partisanit me Malën, por kanë ndërhyrë në momentin e fundit, mbrojtësit e Kukësit.

1’ Nis ndeshja në “Selman Stërmasi”

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Sulejmani, Kulum, Mala, Asani, Bardhi, Abdurahimi.

Trajner: Klevis Dalipi

Kukësi: Koliçi, Zderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku, Shkodra, Dzaria, Ethemi, Bakaj, Kale, Guri.

Trajner: Peter Pacult

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb