Nuk ka patur fitues në ndeshjen e “Niko Dovanës” mes Teutës dhe Flamurtarit. Një sfidë e zhvilluar në të shumtën e kohës në mesin e fushës, duke prodhuar raste dhe asnjë gol.
Flamurtari ishte disi më kërkues po tentativat e vlonjatëve nuk mjaftuan për të dalë me pikë të plota nga kjo transfertë. Me pikën e fituar skuadra e Duros ngjitet në vendin e dytë, me 36-t pikë, 1 më shumë se Kukësi.
Nga ana tjetër me këtë barazim 0-0 Teuta e ka çuar në 10 numrin e ndeshjeve pa fitore, duke u pozicionuar e parafundit me 18-t pikë.
Teuta 0-0 Flamurtari
Minutë pas minute
Mbyllet takimi me shifrat 0-0
95’ Karton i verdhë për Pollozhanin, pasi ndalon Çyrbjan.
92’ Duro kryen edhe zëvendësimin e tretë, largohet Danilo për Deliajn.
91’ Danilo Alvesh provon me një kthesë pas një topi të gjatë, por topi shkon mbi traun e portës.
86’ Bilali është edhe zëvendësimi i tretë për Teutën, largohet Lajthia.
83’ Pas një rrëzimi në zonë të Alvesh, vlonjatët kanë pretendime për 11 metërsh.
82’ Zëvendësimi i dytë edhe për Begejan. Latif ndërrohet me Krujën.
78’ Duro hedh në fushë edhe Kamaran, në vend të Zukës.
67’ Ndërhyrje deçizive e mbrojtësit Shkalla ndaj Alveshit që shkonte drejt portës, për të shënuar.
60’ Nedjelkoviç i lë vendin Hoxhajt.
52’ Karton i verdhë për Silvester Shkallën.
50′ Karton i verdhë për Nedeljkoviç pas ndërhyrjes së tij ndaj Hakaj.
47’ Gjyqtari Sino ndal lojën, për Çyrbjan që gjendej i shtrirë pas një ndërhyrje nga Alvesh.
46′ Nis pjesa e dytë
45+1′ Përfundon pjesa e parë
45’ 1 minutë shtesë.
38’ Pavëmendje e Veliut, që një top të gjatë e largon keq duke ia falur Dediç, por ky goditja e këtij të fundit shkon vetëm pak jashtë portës.
35’ Amadu Latif hyn rrezikshëm e me shpejtësi në zonën e Flamurtarit, por Veliu mbyll dhe largon në goditjen e parë nga këndi për durrsakët.
34’ Karton i verdhë për Danilo Alvesh, pas një ndërhyrje nga mbrapa.
33’ Danino provon me kokë pas një goditje këndi, por pa saktësi.
26’ Mundësi mjaft e mirë për Teutën, Çyrbja dhe Dediç kanë të dy rast të shënojnë nga brenda zonës, por asnjëri nuk ia del.
20’ Mustafov lë fushën e lojës, në fushë Dediç.
19’ Zuka godet nga goditja e dënimit, por topi shkon jashtë portës.
14’ Aksion i bukur nga lojtarët e Teutës, me topin që shkon në hyrje të zonës në këmbët e Hilës, por ky i fundit godet shumë mbi portë.
9’ Kombinime të bukura mes Alvesh e Bushiç në vijën e sulmit, por krosimi i kroatit në fund devijohet e kontrollohet nga Moçka.
1′ Nis ndeshja në ‘Niko Dovana’
Formacionet zyrtare
Teuta: Moçka, Beqja, Shkalla, Bilali, Hakaj, Lajthia, Hila, Gjirgievski, Mustafov, Çyrbja, Latif.
Trajner: Begeja
Flamurtari: Nurkovic, Siljanovski, Pollozhani, Veliu, Musta, Sidibe, Useini, Zuka, Nedeljkovic, Danilo Alvesh, Bushiç.
Trajner: Duro
Gjyqtar: Emirion Sino
(e.k/BalkanWeb)