Juventus i ka shkuar shumë pranë mrekullisë kundër Real Madrid në “Champions League”. Skuadra italiane deri në minutat shtesë së ndeshjes së kthimit po udhëhiqte 0-3 në “Bernbaeu”, duke zhvlerësuar atë humbje me të njëjtat shifra në ndeshjen e parë çerekfinale në Torino, por një penallti e akorduar në minutën e 93-t është kthyer në gol nga Ronaldo.

Për këtë 11 metërsh do të flitet gjatë në mediat botërore, pasi ishte e dyshimtë. Për më tepër Gianluiggi Buffon është ndëshkuar me të kuqe për protesta. Vendin e tij e mori Sheznei, por ish-portieri i Arsenal nuk arriti të priste goditjen e Ronaldo-s që dërgoi në gjysmëfinale Real Madrid.

Me shifrat e përgjithshme 4-3 “galaktikët” i bashkohen Bayern Mynchen, Romës dhe Liverpool në 4 skuadrat më të mira.

Komenti i ndeshjes

Minutë pas minute

Real Madrid 1-3 Juventus

97′Ronaldo gol

93′ Penallti për Real madrid, Buffon me të kuq

61′ Matuidi shënon golin e tretë per Juven. Momentalisht ndeshja shkon në shtesë

37′ Mandzukic shenon golin e dytë personal dhe të dytin për Juventus. Bardhezinjtë pranë përmbysjes

2′ GOL Juventus, Mndzukic realizon shumë shpejt

Rezultati i përgjithshëm

Real Madrid 4-3 Juventus

Formacionet zyrtare

reali

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb