Kroacia ka shkruar historinë në Botëror. Skuadra ballkanase ka mundur me rezultatin 2-1 Anglinë në gjysmëfinale duke siguruar për herë të parë në historinë e tyre finalen e një Kupe Bote.

Ndeshja nisi jo mirë për kroatët, pasi në minutën e 5-t Trippier kaloi në avantazh Anglinë me një goditje dënimi. Pjesa e parë do të mbyllej me këto shifra, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës, ekzaktësisht në minutën e 68-t Perisic do të rikthente sërish baraspeshën.

Nga ky moment Kroacia duket një skuadër e tjetërsuar në fushë, pasi ndërton aksione të njëpasnjëshme, por që deri në fund nuk arrin të gjejë golin e avantazhit.

Takimi i drejtohet shtesës, aty ku Mandzukic në minutën e 108 do të shënonte golin historik për Anglinë. Në këtë mënyrë përfundon edhe ëndrra e anglezë, që më shumë se çdo kupë tjetër bote mendonin se ‘futbolli do kthehej në shtëpi’.

Në finale Kroacia, më 15 korrik do të ndeshet me Francën.

Kroaci 2-1 Angli

Komenti i ndeshjes

108′ Gol Mandzukic, Kroacia në avantazh pak para fundit

93′ Mbyllet koha e rregullt, takimi shkon në shtesë

90′ Akordohen 3 minuta shtesë

68′ Perisic vendos baraspeshën në gjymsëfinale. Brenda zonës godet bukur duke mposhtur portierin

46′ Nis pjesa e dytë

45+1′ Përfundon pjesa e parë

5′ Gol Anglia, Trippier ekzekuton në perfeksion një goditje dënimi

1′ Ka nisur takimi

Do të luhet sonte në orën 20:00 në stadiumin “Luzhniki” të Moskës ndeshja e dytë gjysmëfinale e Botërorit mes Kroacisë dhe Anglisë.

Ballkanasit do të kërkojnë të shkruajnë hiostorinë në këtë kompeticion pasi në rast fitoreje do të siguronin për herë të parë finalen. Por për ta bërë këtë duhet të mposhtin Anglinë, skuadrën e cila është e bindur të kthejë futbollin në shtëpi.

Skuadra e drejtuar nga Dalic do ta nisë këtë ndeshje me vetëm 1 ndryshim. Vendin e Kramaric do ta marrë Brozovic, ndërsa tek “Tre Luanët” skema dhe lojtarët vijojnë të mbeten të njëjtit.

Kujtojmë që fituesja e këtij çifti në finale do të luajë kundër Francës.

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb