Një ndeshje ‘dramatike’ dhe me shumë spektakël është luajtur sot në Laç mes vendasve dhe Luftëtarit. Takimi që përfundoi me shifrat 2-2 prodhoi gola të shumtë, kartona të kuq dhe emocione të pafund.

Luftëtari arriti të merrte avantazhin ende pa filluar mirë sfida teksa në minutën e dytë Vasil Shkurtaj do të kalonte gjirokastritët në avantazh. Si të mos mjaftonte kjo në minutën e 13-t Fangaj largohet nga loja me karton të kuq duke lënë vendasit me 1 lojtar më pak.

Në fillimin e pjesës së dytë Luftëtari do të dyfishonte me anë të Rrocaj, por sa entuziast do të ishte ky moment aq dhe dëshpërues do të rezultonte në fund.

Prej këtu gjirokastritët do të ‘fikeshin’ si me telekomandë. Nuk do të kalonte shumë deri sa shkodrani Ndriçim Shtubina të shkurtonte diferencat. Kjo ndezi edhe më shumë vendasit të cilët në minutën e 65-t përfituan nga një gabim i portierit mik për të barazuar takimin me Nikën.

Jo vetëm me gola, por ndeshja do të barazohej edhe me kartona pasi Aleksi i Luftëtatarit përjashtohet nga loja për shkak të protestave. Deri në fund pavarësisht përpjekjeve nuk do të kishte më ndryshime rezultati, me skuadrat që ndanë pikët.

Pas 20 javësh në kampionat Laçi renditet në vendin e 3-t me 30-t pikë, ndërsa Luftëtari pozicionohet në vendin e 7-t me 27-t pikë.

Laçi 2-2 Luftëtrari

52′ Shtubina, 65′ Nika/ 2′ Vasil Shkurtaj, 48′ Rroca

Minutë pas minute

90+3′ Përfundon takimi 2-2

88’ Tjetër aksion me protagonist Bregun, por goditja e tij devijohet nga mbrojtja laçiane.

82’ Jakovlevic kërcënoi portën e Laçit me një goditje me kokë që shkoi shumë pranë shtyllës.

79’ Ndëshkohet edhe Rraca pas një faulli teknik. Do të mungojë në ndeshjen ndaj Vllaznisë. Mungesa e tretë për Luftëtarin pas Aleksit dhe Jakovleviç.

78’ Mbrojtësi i Laçit, Sefgjini ndëshkohet me karton të verdhë.

70’ Zëvendësim edhe për Laçin. Del nga fusha autori i golit të parë, Shtubina dhe hyn në fushë Xhixha.

70’ Lëvizja e dytë për Luftëtarin. Largohet Toledo dhe hyn në fushë Demo.

65’ Aleksi ndëshkohet me kartonin e radhës të verdhë pas protestave. Karton i verdhë i dytë për të dhe tani e lë ekipin me 10 lojtarë.

65′ GOOL Laçi, Ansi Nika. Vendasit barazojnë rezultatin pas gafës së Ruçit.

52′ Ndriçim Shtubina rikthen shpresën te Laçi, shkodrani shkurton diferencat

48′ Eduart Rroca dyfishon shifrat për gjirokastritët

46′ Nis pjesa e dytë

45’+2 Mbyllet pjesa e parë, Laçi 0-1 Luftëtari.

45’ Dy minuta shtesë.

45’ Nika kërcënon portën e Ruçit nga goditja e dënimit. Largon portieri më vështirësi.

44’ Jakovleviç ndëshkohet me karton të verdhë. Kartoni i dytë i verdhë për gjirokastritët.

40’ Super Vasil Shkrtaj që driblon mbrojtjen e Laçit, dhe nxjerr në pozicion të mirë Bregun, i cili gjuan keq jashtë kuadratit të portës.

35’ Rrezikon përsëri Laçi pas një kundërsulmi. Gjuajtja e Shtubinës ndalet nga Ruçi.

31’ Shumë pranë golit Gjoni. Goditja e tij me kokë shkon shumë pranë shtyllës së portës ë mbrojtur nga Ruçi.

30’ Sefgjini kroson topin nga goditja e dënimit. Largon topin mbrojtja gjirokastrite dhe topi shkon në këmbët e Nikës, i cili gjuan, por pret portieri Ruçi.

27’ Kundërsulm i skuadrës gjirokastrite, por Sefgjini mbyll aksionin.

22’ Uzuni nis një kundërsulm të shpejtë, por Toledo e ndal me faull. Karton i verdhë për Toledon.

13’ Bregu rrëzohet në zonë nga Fangaj. Ky i fundit ndëshkohet me karton të kuq. Goditje dënimi për Luftëtarin.

2′ Luftëtari e ka nisur menjëherë me gol. Vasil Shkurtaj ka kaluar në avantazh skuadrë gjirokastrite

1′ Nis ndeshja në Laç/ Panorama sport

LAÇI-LUFTËTARI ORA 14:00

LAÇI: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj, Jonuzi, Bardhi, Eskerda, Nika, Uzuni, Shtubina.
Trajner: Gentian Mezani

LUFTËTARI: Ruçi, Toledo, Jakovljeviç, Beqiri, Xhekson, Aleksi, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Shkurtaj.
Trajner: Hasan Lika

Gjyqtar: Klajdi Kola

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: