Laçi është mundur me rezultatin 2-1 në ndeshjen e parë të fazës së parë eliminatore të “Europa League” kundër Anorthosis.

Skuadra shqiptare në takimin e luajtur në Qipro kaloi e para në avantazh. Në minutën e 21-t pas një goditje këndi ishte mbrojtësi Hoxhallari i huazuar nga Tirana ai që do zhbllokonte shifrat.

Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës Anorthosis do të përmbyste gjithçka. Në minutën e 52-t ishte Pranjiç që do të barazonte me penallti, ndërsa golin e fitores për qipriotët 8 minuta më pas e shënoi Cisse.

Gjithsesi një rezultat i cili lë të hapur çështjen e kualifikimit në ndeshjen e kthimit që do luhet një javë më pas.

Anorthosis 2-1 Laçi

Komenti i ndeshjes

60′ Përmbyset Laçi. Cisse kalon në avantazh vendasit

anorthosis goli i dyte on Vidnews.

52’ Pranic barazon rezultatin. Selmani kupton krahun por nuk e ndalon dot topin

anorthosis penallti on Vidnews.

51’ Penallti për skuadrën qipriote pas faullit të Shtubinës

46′ Ka nisur pjesa e dytë

45’+2′ Mbyllet pjesa e parë me avantazhin 1-0 të Laçit.

45′ Jepen dy minuta shtesë.

43′ Qipriotët kërkojnë 11-metërsh pas një kontakti të Mikeltadze me Hoxhallarin në zonë, por gjyqtari spanjoll bën shenjë që loja të vazhdojë.

39′ Mbrojtja kurbinase nuk arrin të ndalojë një aksion nga e majta të vendasve dhe topi shkon te Gjurish, por goditja e tij fatmirësisht nuk gjen kuadratin.

35′ Kendes dhe Uzuni kombinojnë mirë në krahun e majtë, por nuk arrijnë të godasin në kuadrat pavarësisht në kundërzbritje të shpejtë.

34′ Zëvendësim i detyruar te vendasit, me Igiebor që i lë vendin Ekonomides për dëmtim.

30′ Laçi po bën gjithçka mirë për të mbajtur larg portës kundërshtarët. Kurbinasit deri tani lejojnë vetëm harkime nga krahët, por kanë larguar çdo top që ka mbërritur në zonën e tyre.

21’ Hoxhallari i huazuar nga Tirana kalon në avantazh Laçin

hoxhallari gol on Vidnews.

1′ ka nisur takimi

Laçi do të luajë sot në transfertë ndeshjen e parë për fazën e parë të eliminatorëve të “Europa League” kundër skuadrës së Larnakës.

Skuadra kurbinase e drejtuar nga trajneri i ri Prenga do të kërkojë të befasojë në Qipro për të mbyllur më pas llogaritë në ndeshjen e kthimit në Shqipëri.

Në këtë sfidë Laçi do të luajë më skemën 4-3-3 dhe nga minuta e parë do të ketë disa lojtarë debutues.

FORMACIONET

Anorthosis: Felgueiras, Kofi, Shildenfeld, Rajo, Mikeltadze, Gjurish, Zhoao Viktor, Cise, Soteriu, Pranjiç, Igiebor.

Laçi: Selmani, Hoxhallari, Gjoni, Sefgjini, Hadroj, Jonuzi, Lushkja, Eller, Shtubina, Uzuni, Kendes.

Capture59-470x271

(e.k/BalkanWeb)