Liverpool i ka shkuar shumë pranë finales së Kievit që në ndeshjen e parë gjysmëfinale të “Champions League” kundër Roma-s. Skuadra e drejtuar nga Jurgen Kloop ka shkatërruar italianët me rezultatin 5-2, duke lënë mundësi për pak interpretim në ndeshjen e kthimit.

Deri në minutën e 36-t gjithçka ishte e balancuar, me Roma-n që kishte goditur një shtyllë, por në këtë moment magjiku Salah do të zhbllokonte shifrat. Egjiptiani, ish-futbollist i Roma-s zgjedh të mos festojë.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë ishte sërish ‘faraoni’ që do të ndëshkonte verdhekuqtë, duke e dërguar rezultatin në 2-0.

Në fraksionin e dytë të lojës Mane dhe dy herë Firminho do ta çonin rezultatin në 5-0 për vendasit, duke dhënë iluzionin e një dorëzimi pa kushte të Roma-s. Gjithsesi italianët që bënë surprizën ndaj Barcelonës ngushtuan diferencën me dy gola. Fillimisht Dzeko dhe më pas Perotti me penallti sigluar rezultatin e përgjithshëm të takimit, 5-2.

Ndeshja e kthimit ku italianët do të tentojnë një tjetër të pamundur do të luhet në ‘Olmpico’ javën e ardhshme, ekzaktësisht të mërkurën në orën 20:45.

Komenti i ndeshjes

Liverpool 5-2 Roma

Minutë pas minute

85′ Roma shënon goline dytë, autor Perroti me penallti

81′ Dzeko shënon golin e nderit për Roma-n, pas nje asisti te Naingolan

69′ Nuk ndalet Liverpool, Firminho shënon golin e pestë

62′ Liverpool shkatarron Roma-n, Firminho shënon golin e katërt.

56′ Liverpoll shenon golin e tretë, këtë herë autori është Mane

45+2 Përfundon pjesa e parë

45′ Salah shënon golin e dytë për Liverpool dhe sërish nuk feston

36′ Salah shenon një gol shumë të bukur në hyrje të zonës, por nuk feston në shenjë respekti.

1′ Nis ndeshja në “Anfield”

Formacionet zyrtare

liv-roma

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb