Ndeshja e parë në histoinë e Luftëtarit në Europë nuk ka shkuar aspak mirë. Skuadra gjirokstrite është mundur 5-0 nga Ventspils në takimin e vlefshëm për fazën e parë të “Europa League”.

Fatet e takimit pothuajse u vendosën që në minutat e para, pasi letonezët shumë shpejt kaluan në avantazh. 4-r minuta më pas, ekzkatësisht në të 12-n, Akinyemi do të shënonte golin e dytë personal dhe të dytin për ekipin.

Deri në fundin e pjesës së parë rezultati shkoi në 5-0, me golat e Akinyemi që e çoi në 4 numrin e rrjetave personale dhe Aiyegun që vendosi emrin në listë.

Në fraksionin e dytë të lojës Luftëtari u përpoq, bëri një shtyllë dhe gjithashtu iu anulua një gol. Gjithsesi në ndeshjen e kthimit mbetet pak për t’u bërë pasi përmbysja thuajse është e paarritshme.

Ventspils 5-0 Luftëtari

Komenti i ndeshjes

87′ Shkurtaj shfaqet në hyrje të zonës kundërshtare, kalon topin mbi portierin por një mbrojtës e largon mbi vijën fatale,. Përsëri gjyqtari bën shenjë se nuk është gol duke acaruar gjirokastritët.

79′ Protesta të gjirokastritëve pas një faulli të dukshëm ndaj Shkurtajt në hyrje të zonës të cilin gjyqtari kryesor nuk e akordon.

70′ I pafat Shkurtaj, i cili godet traversën pak hapa larg portës.

68′ Luftëtari shënon më në fund në portën e vendasve, por gjyqtari anulon gjithçka për një faull ndaj Shkurtajt i cili nuk është i kënaqur me këtë vendim.

65′ Vucaj shfaqet në zonë dhe gjuan drejt portës nga e majta, grushton portieri i vendasve.

63′ Milosavljev i lë vendin në fushën e lojës Ymerajt në radhët e skuadrës gjirokastrite.

59′ Tosin shmang dy kundërshtarë dhe gjuan në portë nga jashtë zonës, sfera kalon mbi traversë.

58′ Goditje nga këndi për Ventspils, Batista me kokë gjuan mbi mbrojtjen e Luftëtarit por sfera përfundon jashtë.

49′ Harkim në zonë i Xhekson nga e majta, del portieri i vendasve dhe kontrollon gjithçka.

46′ Nis pjesa e dytë

45+2′ Mbyllet pjesa e parë

43′ Nuk vonon goli i pestë. Autor përsëri Akinyemi

37’ Nuk përmbahen letonezët. Aiyegun T shënon golin e katërt për ekipin e tij. Ekzekuton saktë penalltinë.

24′ Nuk përmbahet Akinyemi, shënon golin e tretë personal dhe të tretin për ekipin e tij.

akinjemi goli i trete ventspils on Vidnews.

13′ Ventspils shënon shumë shpejt edhe golin e dytë. Akinyemi sërish autori i golit.

Akinjemi goli i dyte ventspils on Vidnews.

8′ Letonezët kalojnë në avantazh me penallti. Ekzekuton saktë nga 11 metra Akinyemi

Goli i pare i Ventspil on Vidnews.

1′ Ka nisur takimi

Ventspils-Luftëtari 16:45

Ventspils: Uvarenko, Jagodinskis, Rugins, Pavlov, Alfa, Tosin, AKinyemi, Neziri, MAnjgaldze, Mamah, Monteiro, Batista

Luftëtari: Bukovski, Rapa, Aleksi, Silverio, Milosavjlev, Shkurtaj, Janiçiç, Vuçaj, Ramadani, Liçaj, Bregu

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb