Atletico Madrid është kampionia e “Europa League” për sezonin 2017-2018. Klubi spanjoll ka mposhtur në finale Marseille me rezultatin e thellë 3-0 falë ‘dopietës’ së Antoine Griezman dhe Gabi-t.

Sulmuesi francez fillimisht ndëshkoi Marseille-n në minutën e 21-t të takimit pas një gabimi në mesfushë. Klubi i ‘Ligue 1’ u përpoq të reagonte duke shtyrë në portën e saj Atletico-n, por pak pas fillimit të pjesës së dytë Griezman do të shënonte edhe golin e dytë. Pak para fundit kapiteni Gabi vulosi rezultatin përfundimtar.

I pafat në këtë finale ishte Dimitri Payet i cili u largua i dëmtuar në minutën e 32-t. Të njëjtën fat pati edhe Ocampus, që detyroi Marseille-n të bënte dy zëvendësime te detyruara.

Ky është trofeu i 3 i Atletico-s në këtë kompeticion që barazon Interin, Liverpool-in dhe Juventusin. Me disfatën në këtë finale Marseille humb edhe mundësinë për t’u kualifikuar në “Champions League” sezonin e ardhshëm.

Marseille 0-3 Atletico Madrid

90+2′ përfundon finlja e ‘Europa League’

89′ Gabi shënon edhe golin e tretë për Atletico-n

49′ Griezman nuk fal, francezi shënon golin e dytë për Atletico-n

46′ Nis pjesa e dytë e lojës

45+1′ Mbyllet pjesa e parë

21′ Pas një gabimi të vendasve Griezman nuk ka falur, por ka kaluar Atletico-n në avantazh

1′ Ka nisur ndeshja në ‘Stade de Lyon’

Formacionet zyrtare

form

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb