Kolumbia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme kundër Polonisë sa i takon mundësive për kalimin e grupit në Botëror.

Skuadra amerikano-latine ka mundur me shifrat 3-0 europianët falë golave të mbrojtësit Mina, Falcao-s dhe Cuadrado-s. U desh shumë deri në zhbllokimin e sfidës, por nga minuta e 40-t e më pas kolumbianët menaxhuan gjithçka.

Me këtë humbje mbyllet këtu aventura e Polonisë së Lewvandowskit në Botëror. Edhe në rast se e përfundon me pikë të barabarta në grup me Kolumbinë europianët i ndëshkon ndeshja direkte.

[team_standings 796725]

Poloni 0-3 Kolumbi

Komenti i ndeshjes

90+4′ Përfundon takimi

75′ Cuadrado shënon golin e tretë kundër Polonisë. Pas disa metrave nuk fal përballë portierit

69′ Falcao shënon golin e dytë për Kolumbinë

46′ Nis pjesa e dytë

45+4′ Përfundon pjesa e parë

40′ Kolumbia zhbllokon rezultatin, autor i golit Mina me kokë

1′ Ka nisur sfida

Formacionet zyrtare

Capture

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb