Një ndeshje tepër dramatikë është zhvilluar sot në “Selmas Stërmasi” mes Partizanit dhe Flamurtarit. Të kuqtë edhe pse arritën të fitonin me shifrat 2-1 nuk mundën të prisnin një biletë për fazën çerekfinale të Kupës pasi u eliminuan rregullin e golit në fushë kundërshtare.

Ndeshja nisi me një ritëm të lartë por ishte Flamurtari i cili u tregua më cinik duke realizuar që në aksionin e saj të parë. Mesfushori Sibide në minutën e 11-t kërceu mbi të gjithë pas një krosi në zonë duke zhbllokuar shifrat dhe në të njëjtën kohë duke venitur shpresat e të kuqve.

Gjithsesi Partizani nuk u dorëzua për asnjë moment dhe prej golit nisi dominimin absolut në fushë. Tentativat e skuadrës kryeqytetase do të shpërbleheshin në minutën e 37-t kur Trashi me një goditje potente nga e majta riktheu baraspeshën dhe njëkohësisht shpresën për kualifikim.

Kaq në pjesën e parë por edhe në të dytën ishte e njëjta ‘muzikë’. Partizani për minuta me radhë mbylli Flamurtarin në mbrojtje duke rrezikuar ndjeshëm portën e Nurkoviç. Ishte pikërisht një gabim i portierit të Flamurtarit që në minutën e 80-t nuk e mori shumë aq shumë seriozisht një predhë të Asanit që përfundoi në portë.

Në 10 minutat e fundit Partizani hyri i gjithi në zonën e vlonjatëve, por edhe pse në sulm doli edhe portieri Hoxha të kuqtë nuk e gjetën golin e kualifikimit.

Kujtojmë që Flamurtari fitoi minimalisht 1-0 takimin e parë në Vlorë.

Partizani 2-1 Flamurtari

11’Sidibe/ 37’Trashi, 80’Asani

Minutë pas minute

84′ Danilo Alvesh lëshon një tjetër predhë, por topi përfundon në duart e portierit Alban Hoxha.

80′ GOLLL. Asani godet fort nga jashte zone dhe portieri e neglizhon duke i shpëtuar nga duart. 2-1 për Partizanin

74′ Zëvendësim te Flamurtari, largohet Nedjelkoviç në fushë Veliu. Zëvendësim edhe te Partizani, largohet Ibrahimi, në fushë Lukas Kardozo.

71′ Danilo Alvesh nis një predhë nga distanca, edhe pse qendrore, portieri Hoxha e grushtoi drejt goditjes së këndit.

70′ Mbrojtësi i Flamurtarit, Siljanovski është ndëshkuar me karton të verdhë.

67′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Asani, gjuajtja përfundon në duart e portierit.

64′ Progni provon me një goditje nga vendi me të djathtën, topi përfundon ngjitur me shtyllën pingule të Nurkoviç.

62′ Lorenc Trashi ndëshkohet me karton të verdhë, pas protestave ndaj gjyqtarit anësor.

56′ Ditmar Bicaj, nëshkohet me karton të verdhë për protesta.

53′ Një kombinim mjaft i bukur me Bushiç dhe Nedjelkoviç në zonë, kapiteni gjuan me të brendshmen, por goditja e tij përfundon pak mbi traun e portës së Hoxhës.

48′ Një tjetër kërcënim i vlonjatëve, Useini, provon nga jashtë zonës, topi përfundon ngjitur me shtyllën.

48′ Nedjelkoviç provon me një gjuatje, por topi përfundon në duart e Alban Hoxhës.

47′ Batha provon me një gjuatje fluturimthi, por topi përfundon jashtë kuadratit.

46′ Ka startuar pjesa e dytë.

45+1’ Përfundon pjesa e parë me shifrat 1-1

43′ Ibrahimi provon të hedh një kros të rrezikshëm në zonë për Prognin, por topi është larguar nga mbrojtësit e Flamurtarit.

37’ GOLLL Trashi. Këmbëmajti godet bukur nga një kënd i prirët pas një topi të gjatë të Ibrahimit duke shtangur portierin.

25′ Trashi për 11-metërsh pas një dyluftimi me Sidiben, por për gjyqtarin Sino, gjithçka e rregullt.

20′ Një tjetër rast i rrezikshëm për Partizanin, me protagonist Asanin, i cili gjuan brenda zonës, topi grushtohet nga Nurkoviç, por nuk shkon në zonën e Prognit dhe largohet nga mbrojtësit vlonjat.

16′ Asani provon me një goditje nga distanca, topi përfundon në duart e portierit Nurkoviç.

11′ GOLLL Sidibe. Mesfushori realizon një gol me kokë pas krosit në zonë

1′ Nis takimi në “Selman Stërmasi”/ panorama sport

Do të luhet në “Zeqir Ymeri” ndeshja e dytë për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Flamurtarit. Të kuqtë do të kërkojnë të përmbysin shifrat pas humbjes në ndeshjen e parë në Vlorë me shifrat minimale 1-0.

Kupa shihet si shpëtimi i sezonit për Partizanin dhe si mundësia më e mirë për të kapur Kupat e Europës. Nga ana tjetër ky kompeticion është me shumë rëndësi edhe për Flamurtarin pasi vlonjatët tashmë thuajse e kanë të pamundur kampionatin.

Interesantë në këtë takim është se asnjë prej dy trajnerëve kruesor, Starovës dhe Duros, nuk do të jenë në pankinë pasi janë të dënuar nga Komisioni i Disiplinës.

Formacionet zyrtare

Partizani: Hoxha, Kotobelli, Belica, Gojkoviç, Ibrahimi, Trashi, Batha, Mala, Asani, Progni, Bardhi

Flamurtari: Nurkoviç, Musta, Bicaj, Pollozhani, Siljanovski, Sidibe, Zuka, Useini, Nedeljkoviç, Alvesh, Bushiç.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb