Është mbyllur ndeshja e dytë e Grupit A mes Egjiptit dhe Uruguait. Skuadra e Oscar Tabarez ka këmbëngulur jashtëzakonisht shumë përgjatë lojës, por vetëm në fund arriti të shënonte golin e fitores.

Gimmenez ishte autori i golit, futbollisti i Atletikos i cili kërceu më shumë se të gjithë gjatë një krosi në zonë. Mungesa e madhe e kësaj sfide ishte Mohamed salah që nuk luajti asnjë minutë pavarësisht se ishte në stol.

Me këtë fitore Uruguai i bashkohet Rusisë në vendin e parë me 3 pikë.

Egjipt 0-1 Uruguai

Komenti i ndeshjes

90+6′ Përfundon takimi

90′ Gimmenez shënon golin për Uruguain pas shumë këmbënguljesh

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Nuk kanë munguar rastet por pjesa e parë është mbyllur pa gola

1′ Ka nisur sfida

Në orën 14:00 do të luhet ndeshja e parë për ditën e sotme ndërmjet Uruguait dhe Egjiptit, e vlefshme për Grupin A ku bëjnë pjesë edhe Rusia dhe Arabinë Saudite.

Dy trajnerët, Hector Cuper i Egjiptit dhe Oscar Tabarez i Uruguait, kanë publikuar formacionet për këtë sfidë, ku një fitore do të ishte shumë e rëndësishme, ndërsa një humbje do të komplikonte ndjeshëm shanset për të kaluar grupin.

Bie në sy se nga minuta e parë nuk do të jetë Mohamed Salah, futbollisti i cili u dëmtuar në finalen e “Champions League”. Ndërsa te amerikano-jugorët nga fillimi do të jenë yjet e kësaj skuadre, Edinson Cavani dhe Luis Suarez.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb