Manchester United i ka dhënë fund aventurës në “Champions League” duke humbur me shifrat 1-2 në ndeshjen e dytë në “Old Trafford” para 75 mijë spektatorëve.

Një dështim total për Jose Mourinho-n dhe vetë klubin që ka shpenzuar qindra milionë euro, i cili në fund u eliminua në fazën e 1/16.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 74-r nga Ben Yedder i cili shumë shpejt do të dyfishonte rezultatin. United tentoi të rifutej në lojë kur shkurtoi diferencat në minutën e 84-r me Lukaku-n, por rezultati i ndeshjes së parë (0-0) kërkonte edhe dy gola të tjerë.

Koha në dispozicion ishte e pamjaftueshme dhe në fund arbitri vërshëlleu për kualifikimin e spanjollëve që padyshim kanë dhuruar një paraqitje spektakolare.

Komenti i ndeshjes

90+5′ Përfundon takimi me fitoren e Sevillia-s, 2-1

84′ Goool Manchester United, realizon Lukaku. Tani anglezëve u duhen edhe 2 gola

78′ Ben Yedder shënon golin e dytë. Manchester United pothuajse tashme e ka të pamundur

74′ GOLLL Sevillia. Ben Yedder ndëshkon United. Tani anglezëve iu duhen 2 gola


45+2′ Mbyllet pa gola pjesa e parë

1′ Nis ndeshja në “Old Traford”

Formacionet zyrtare

manchester
(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb