Manchester City ka siguruar kualifikimin që në përballen e parë me zviceranët e Bazel. Skuadra e e Pep Guardiolës ka ‘turpëruar’ në transfertë kundërshtarët duke i mundur me shifrat e thella 0-4.

Mburoja e Bazel ku bënte pjesë edhe futbollisti i kombëtares shqiptare Taulant Xhaka zgjati vetëm 14-t minuta. I pari që zhbllokoi shifrat ishte Ikay Gundogan. Pa kaluar shumë futbollisti Bernardo Silva i blerë nga Monaco dyfishoi rezultatin, duke prerë edhe njëkohësisht shpresat e vendasve për një rezultat pozitiv.

Pjesa e parë do të mbyllej me shifrat 0-3 pasi në minutën e 23-t Sergio Aguerro trefishoi rezultatin duke vendosur kapitullimin e vendasve. Më pas në fraksionin e dytë gjermani Gundogan me ‘dopietën’ e tij vulosi shifrat përfundimtare të takimit, 0-4.

Komenti i ndeshjes

90+3′ Mbyllet me rezultatin 0-4 në favor të City-t ndeshja e parë

53′ Autor i golit është Ikay Gundogan. Dopietë për gjermanin

46′ Nis pjesa e dytë

45′ Mbyllet pjesa e parë. Manchester City udhëheq 0-3.

23′ Aguerro shënon golin e tretë për City-n dhe të parin personal në këtë ndeshje

18′ Bernardo Silva shënon golin e dytë për anglezët

14′ Zhbllokohet takimi. Gundogan kalon në avantazh Manchester City-n

1′ Ka nisur ndeshja në Zvicër. Xhaka i rreshtuar në mbrojtje

Formacionet Bazel vs Manchester City

bazel

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb