Tashmë kanë përfunduar të gjitha çerekfinalet e Kampionatit Botëror “Rusi 2018”. Franca fitoi ndaj Urugajit me rezultatin 0-2, kurse Belgjika ndaj Brazilit me rezultat 1-2. Anglia fitoi 0-2 kundër Suedisë, kurse në fund Kroacia arriti të kualifikohej me penallti ndaj Rusisë pasi koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë 1-1 dhe shtesa me rezultatin 2-2.

B/R Football ka përpiluar formacionin më të mirë të çerekfinaleve dhe dominojnë lojtarët e Belgjikës:

Portier: Thibaut Courtois (Belgjikë)

Mbrojtësit: Kieran Trippier (Angli), Toby Alderweireld (Belgjikë), Raphael Varane (Francë), Harry Maguire (Angli), Lucas Hernández (Angli).

Mesfushorët: Luka Modric (Kroaci), N’Golo Kante (Francë).

Sulmuesit: Kevin De Bruyne (Belgjikë), Romelu Lukaku (Belgjikë), Eden Hazard (Belgjikë). (o.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb