SIRI– Aty ku ka lot ndodhin edhe mrekulli. I tillë ishte edhe rasti i kësaj foshnjë, e cila u nxor e gjallë nga rrënojat e një ndërtese në Idlib të Sirisë. Ka qenë pikërisht një vullnetar i “Helmetave të kaltra”, Abu Kihaf që ka nxjerrë vajzën e vogël nga rrënojat, pasi ndërtesa ishte bombarduar.

Veprimi i ‘heroit’ të vajzës kanë prekur mbarë botën, pasi ai ka shpërthyer në lot pasi ka nxjerr prej aty foshnjën.

Sipas ‘Daily Mail’, mësohet se nga sulmi me bombë vdiqën së paku 11 civilë, përfshirë edhe shtatë fëmijë. Ky fakt u bë i ditur nga Observatori sirian për të Drejtat e Njeriut.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: