ITALI- Detaje të reja zbulohen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në komunën e Flero, në Brescia të Italisë pak ditë më parë, ku dy qen pit bull masakruan për vdekje një fëmijë 1 vjeç me origjinë shqiptare.

Gjatë një prononcimi për “Canale 5” dy policët Domenico Castello e Graziano Vincenzo kanë treguar ngjarjen e tmerrshme duke thënë se iu është dashur të vrasin me armë zjarri kafshët për të ndërhyrë.

“Qentë ishin egërsuar dhe rrotulloheshin vërdallë gjyshit që e mbronte vogëlushen me trupin e tij. Shiheshin këmbët e gjakosura të vajzës. Vendosëm t’i vrisnim me 3 plumba kafshët, situata ishte dramatike. Nuk po hapnim dot portën”- kanë thënë policët.
foshnja1-1
Gjyshi i saj një 63-vjecar, pronar i kafshëve është përpjekur ta shpëtojë mbesën, por nuk ka mundur dot, pasi vogëlushja Victoria Zikaj 13 muajshe, vajza e emigrantit shqiptar Egi Zikaj, ka humbur jetën si pasojë e kafshimeve.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb