Kujdestari i një parku në Kinë, ka nxjerrë nga uji një amfib që besohet se nuk jeton në Tokë prej 170 milion vitesh.

Zotëria i njohur vetëm si Xiao, ka qenë i befasuar nga krijesa gjigante që po notonte në ujë dhe e ka marrë që të shikojë në detaje konstruktin e tij.

Amfibi që është nje kurrizor më gjak të nxehtë, duket se nuk ka ndryshuar aspak që nga koha kur ka jetuar në periudhën e njohur si Mesozoike.

Megjithëse mendohet se është një nga krijesat më të vjetra, ka raste të tilla që jetojnë ende në botën e egër, por larg syve të njeriut.

Rasti i fundit, hardhuca e gjatë 83-centimetra gjatësi dhe 5.5 kilogramë, është mbajtur në një rezervuar për një kohë të shkurtër. Më pas, nën prani e shumë turistëve, kafshën që cilësohet si një “fosil i gjallë” per shkak te zhdukjes së hershme, e kanë lëshuar të lirë në ujërat e Guangdongut të Kinës.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: