DURRES- Zbardhen të tjera detaje nga rrethanat në aksidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në Durrës, ku humbën jetën tragjikisht 4 të rinj. Mësohet se ndriçimi në autostradën Tiranë-Durrës, në vendin ku ndodhi përplasja mes dy mjeteve tip ‘Benz’ nuk ishte funksional.

Sipas të dhënave që disponon ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’, neonët e shtyllave ishin të fikura, ndërsa për nxjerrjen e trupave nga makinat është përdorur ndriçimi i mjeteve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se 36-vjeçari Dhashnor Deliallisi udhëtonte kundravajtje, duke ikur kundravajtje nga Tirana për në Durrës, me mbi 150 km/orë.

Nga të dhënat paraprake që përcjell për ‘BalkanWeb’, gazetarja e ‘News24’, mësohet se 200 m para mbikalimit të Sukthit gjendet një karburant dhe një dalje në autostradë. 36-vjeçari dyshohet se ka marrë sensin e kundërt, ku ka ecur 500 m e më pas i ka prerë rrugën mjetit ku udhëtonin 3 vajzat. “Kemi që në 5 të mëngjesit tek vendi i aksidentit. Kur kam ardhur këtu ka qenë pus, errësirë, pasi mungonte ndriçimi. Ky segment është zgjeruar nga një biznes privat, gjë që të çudit se si ka ndodhur aksidenti. Sipas policisë, dyshohet se 36-vjeçari ishte në gjendje të dehur në kohën që ai vinte nga Tirana për në Durrës”, raporton Haxhiaj.

Viktima Dashnor Deliallisi
Viktima Dashnor Deliallisi


Në automjetin tjetër tip ‘Benz’ udhëtonin Greta Sherifi nga Sarandë, e cila ishte shofere në mjetin tjetër, shoqja e saj Izabela Balla dhe Elona Xhuti. Sipas të dhënave që përcjellin të afërmit e viktimave, mësohet se vajzat ishin duke shkuar për në Greqi, atje ku jetonte edhe Izabela Balla.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 4:30 të mëngjesi të sotëm, ndërsa në aksident u përfshinë dy mjete tip ‘Benz’, të cilat u përplasën “kokë më kokë” pranë Sukthit.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb