Shpesh bëjmë veprime të zakonshme gjatë ditës, për të cilat asnjëherë nuk kemi menduar nëse ato kanë ndonjë ndikim në shëndetin tonë. Brightside ka bërë një listë të veprimeve që njerëzit i bëjnë pa menduar, e që në fakt janë deri diku të dëmshme për shëndetin tonë.

Kryqëzimi i këmbëve

12380360-man-people-office-writing-1485370575-650-592a7f19cc-1489754866

Disa studime kanë treguar se ulja me këmbët e kryqëzuara, qoftë në karrige apo në tokë, mund t’ju shkaktojë ngritje të tensionit, vena të zgjeruara dhe dëmtim të nervave.

Ushqyerja e shpendëve

12380410-depositphotos_82063090_original-1485409837-650-4d697005fe-1489754866

Gjasat që pëllumbat e qyteteve të mbajnë sëmundje janë më shumë se 50 përqind! Lista e sëmundjeve që bartin është e gjatë, prandaj këshillohet që të mos afroheni pranë tyre.

Mbajtja e syzeve të kualitetit të ulët

12380460-depositphotos_75376703_original-1485409894-650-46efc4421d-1489754866

Syzet e lira nuk ua mbrojnë sytë nga rrezet ultravjollcë. Prandaj, kur rrezet e diellit janë të forta, mund të pësoni djegie të retinës së syve. Më mirë është të mos mbani syze fare sesa t’i mbani të dobëta.

Pirja e sasisë së madhe të ujit

12380510-depositphotos_108994492_original-1485409972-650-ee00959c41-1489754866

Shumë ujë nuk ju bën mirë, ashtu siç nuk ju bën mirë të pini në sasi të vogla. Secili individ ka kërkesa të ndryshme të sasisë së ujit. Nëse merreni me aktivitetet, pini më shumë. Për secilin rast vlen një gjë: nëse nuk jeni të etur, mos pini.

Ngrënia e kokoshkave të nxehta

12380610-depositphotos_47792811_original-1485410070-650-c4abbc411d-1489754866

Kokoshkat që përgatiten në shtëpi me mikrovalë kanë diacetil, përbërës ky që shërben për shije. Nëse i hani posa t’i keni nxjerrë nga mikrovala, do të dëmtoni mushkëritë, prandaj lini ato të ftohen.

Pirja e qumështit pa yndyrë

12380760-fre4g43fre-0-1485413001-1485413008-650-2f844d4c0c-1489754866

Qumështi pa yndyrë nuk është mjaftueshëm i shëndetshëm, madje është i dëmshëm. Kur nxirret yndyra, me të largohen edhe vitaminat. Disa prodhime kanë edhe pluhur të qumështit, gjë që ndikon në shtimin e rrezikut për sulm në zemër.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: