Pas prishjes së kullës së Prek Calit, është hapur një debat i gjerë. Por reagimi i antropologut të mirënjohur Prof.Nebi Bardhoshi ka tërhequr vëmendjen ditën e sotme.

Teksa ka bërë një vëzhgim tejet interesant në Wikipedia në profilin e Prekë Calit, antropologu Nebi Bardhoshi ka vënë re një ndërhyrje të bërë aty më datë 8 shtator, ku ishte bërë nënvizimi se Cali ka qenë bashkëpunëtor i fashizmit.

Kush ta ketë bërë këtë ndërhyrje në Wikipedia, e me ç’qëllim, vetëm pak ditë para ndezjes së debatit për prishjen e kullës së Prekë Calit?

Statusi i plotë i Prof.Nebi Bardhoshit:

Prek Cali njihet si burre i kufinit ne çdo kuptim. Por skisha me fol për shëmbjen e shtëpisë së tij pa u konsulta me nge me fakte. Por çka më bëri të shkruaj këto dy-tre rreshta është se teza që kisha në mendje u vu në mëdyshje kur pash profilin e këtij burri në Wikipedia në anglisht.

Teza ime ishte se shembja e shtëpisë se Prek Calit buronte prej marrisë. Por kur sheh se profili i Prek Calit ka ndryshuar (përditësuar) me datë 8 shtator të këtij viti, atëherë të bënë të mendosh se ky burrë edhe ketë herë është marrë seriozisht. Prandaj aty janë kujdes me nënvizu se ai ka qenë bashkëpunëtor me fashistët.

bardhoshi

NDRYSHIMET NE WIKIPEDIA

cali

cali wikpedi
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb