RUSI – Presidenti rus Vladimir Putin thuhet se ka një familje të fshehtë me ish gjimnasten ruse, Alina Kabaeva. 33-vjeçarja prej vitit 2008 është përfolur si e dashura sekrete e Putin shkruan Daily Mail.

Bukuroshja ruse është fotografua me dy djem, mosha e të cilëve nuk dihet, në një spektakël patinazhi në “Megasport Arena” në Moskë dy ditë më parë.
Sipas një dëshmitari që ndodhej pranë saj në pistën e patinazhit, 33-vjecarja mbante në gisht një unazë martese, të cilën mundohej ta mbulonte për mos e kapur kamerat.

Presidenti rus u nda në vitin 2013 nga bashkëshortja e tij, Lyudmila Shkrebneva, me të cilën ka edhe dy vajza, Mariya dhe Yekaterina.Alina Kabaeva ka mohuar gjithmonë se midis saj dhe 63-vjecarit ka një histori dashurie por spekulimet nuk kanë reshtur kurrë.

Vitin e kaluar në muajin maj Alina është fotografur me një fustan të gjerë dhe mediat shkruanin se 33-vjecarja ishte shtatzënë. Duke parë dhe foton, ku shfaqet ajo, shihet qartë barku i saj i madh, ndërsa në foton ngjitur ish- gjimnastja është pas 5 muajsh më elegante se kurrë.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb