BRITANI E MADHE – Këngëtarja britanike Adele në “Grammy Awards” arriti të rrëmbejë plot pesë çmime, ndër to edhe atë për “Albumin më të mirë të vitit”. Por ‘ngacmuesit satirikë’ në rrjetet sociale kanë ironizuar veshjen e 28-vjeçares në tapetin e kuq të “Grammy-it”.

Adele kishte veshur një fustan të gjatë ngjyrë të gjelbër, të firmës“Givenchy” i përzgjedhur nga koleksionin i ri “Haute Couture”. Ndërkohë ngacmuesit e rrjeteve sociale kanë mbushur faqet me imazhe satirike, të cilat tallin pamjen e këngëtares, duke e krahasuar me atë të princeshës Fiona, të filmit të njohur për fëmijë “Shrek”.

Por, kundrejt këtyre kritikave ka reaguar vet 28-vjeçarja, e cila është shprehur se idea për veshjen nuk ka qenë fare e saj, por e “Givenchyt. “Nuk më intereson fare, ajo ide ishte e Givenchy Couture”, shkruan Adele në Twitter. E pyetur se çfarë mendon ajo për sulmet e tilla satirike në rrjetet sociale, këngëtarja e hitit “Hello” u shpreh: “Ata mund të thonë ç’të duan”.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: