DURRES-Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e bregdetar të Durrësit. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor në Unazën e qytetit dhe për pasojë kanë mbetur të plagosur një burrë dhe një grua të cilët udhëtonin me motorin.

Motori është hedhur disa metra larg nga makina, ndërsa dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku mësohet se gruaja është në gjendje të rëndë për jetën.

Pas aksidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, ndërsa forca policie po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes dhe kapjen e drejtuesit të makinës që u largua.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: