BULQIZE– Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 16:10 të pasdites së sotme në aksin rrugor Peshkopi-Bulqizë, në njësinë administrative Fushë-Bulqizë.

Sipas policisë një mjet tip Benz me targa AA 144 OR, me drejtues shtetasin J.D, 20 vjeç ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës, më pas ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit është plagosur drejtuesi i mjetit si dhe motra e tij e cila ishte pasagjere, S.D, 23 vjeçe.

Të dy të plagosurit janë transportuar menjëherë në spitalin e Bulqizës, ku pas ndihmës së parë mjekësore, shtetasja S.D, është transportuar me helikopter në drejtim të Tiranës, pasi ndodhet në gjendje më të rëndë, ndërsa vëllai i saj J.D po transportohet me ambulancë drejt Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, për të përcaktuar shkakun e saktë të aksidentit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb