ITALI– Një emigrant shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë, pas një aksidenti automobilistik në Itali.

Sipas mediave italiane, ngjarja ndodhi në Ravenna, ndërsa në aksident janë përfshirë dy mjete, ku në njërin udhëtonte shqiptari, identiteti i të cilit nuk dihet ende dhe në tjetrën një 42-vjeçar hungareze.

Të njëjtat burime theksuan se pas përplasjes, të dy mjetet përfunduan në kanal. Sakaq, policia po heton në lidhje me zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: