ITALI– Një shqiptar ka humbur jetën dje në Itali si pasojë e një aksidenti të rëndë.

Ngjarja ka ndodhur dje në autostradën A13 Bologna-Padova, ndërsa viktima është Daut Beluli, 44 vjeç i cili punonte si shofer me kamion.

Shqiptari ishte duke udhëtuar me kamionin e tij kur ka ndaluar në korsinë e emergjencës.

Sapo ka zbritur nga kamioni, ai është përplasur për vdekje nga një makinë tip “Volkswagen Passat”.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, por 43-vjecari kishte ndërruar jetë. Mësohet se ai kishte ditëlindjen nesër dhe do festonte 44-vjetorin.
20170508 Verona Incidente sull'autostrada A22 6 km dopo il casello di Nogarole Rocca in direzione nord
(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb