DURRES – Sipas ekspertëve, Dashnor Deliallisi është shkaktari i aksidentit, që tronditi mëngjesin e sotëm, qytetin e Durrësit, por jo vetëm. Pasi eci për rreth 12 kilometra në krah të kundërt, duke qenë se ndiqej nga policia, e cila e kishte pikasur duke qarkulluar tej normave të lejuara, ai u përplas në Sukth me një automjet tip Benz, aksident nga i cili 36-vjeçari dhe tre të rejat gjetën vdekjen.

Por kush ishte Dashnor Deliallisi?
Gazetarja Klodjana Haxhiaj ka zbuluar se Dashnor Deliallisi ishte qytetar rom, i lindur në Fushë Krujë dhe me mbiemër të ndryshuar. Aktualisht ai bashkëjetonte me një grua në qytetin e Durrësit.
Në fakt ai rezultonte i papunë, por nga fotot e publikuara në rrjetet sociale duket që bënte jetë luksoze me makina të shtrenjta, në lokale nate, me orë e unaza prej ari.
Fotot e siguruara nga “BalkanWeb” janë bërë në Belgjikë dhe në Durrës.

Sipas burimeve zyrtare, Dashnor Deliallisi është një shtetas me precedentë penalë, i cilësuar si “kamikazi shkatërrues”. Ai rezulton të jetë arrestuar në vitin 2011 në lagjen 12 në Durrës, pasi tentoi të vriste një person me një armë pa leje.

Në momentin e aksidentit mëngjesin e sotëm në Sukth, Dashnor Deliallisi dyshohet të ketë qenë nën efektin e alkoolit dhe drogës, por ende nuk kanë dalë përgjigjet përfundimtare, përsa i përket analizave toksikologjike, nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb