Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |

FOTO/ Ambasadori i SHBA “bojkotoi” seancën e votimit për Ruçin, PD zbulon arsyen

ambasadoret senaca

TIRANË- Partia Demokratike thotë se kurdisja e historisë për rrjedhjen e votave nga ky grup parlamentar për votimin e Gramoz Ruçit është një intrigë për të mbuluar diçka tjetër. Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma theksoi mungesën e ambasadorit të SHBA-ve në seancën e sotme për herë të parë për shkak të vendosjes sipas saj, në krye të Kuvendit të një njeriu të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar të hyjë në SHBA.

“Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet. Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj”, deklaroi Duma.

Gazetarja Elda Menga ka siguruar për “BalkanWeb” fotot nga seanca e sotme, ku duket prezenca e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, përfshirë atë të BE-së por mungon ai i SHBA-ve Donald Lu.

Parlamenti mungon LU

(m.k/BalkanWeb)


Komente ( 7 )

  • Ata tallin menderen populli mendon se do qaj hallet per popullin
    Si I tha Ramiz Alia dale çuna dale se nuk i dini te gjitha

  • Vota jone ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se?!S’dike gje.

  • AMERIKA PRANON DHE U LEPIHET ATYRE QE KANE VRARE PERPARA SYVE TE GJITHE BOTES DIREKT LIVE NE TV DHE QE DEKLAROJNE PUBLIKISHT SE VRASIN PRAPE. GRAMOS RUCI U PERBALL NE GJYQ DHE AI POLITIK DHE CFARE U BE shkodranet i dine me mire.

  • Akoma nuk e ka kuptuar ky milet qe Amerikes as nuk i bie ndermend per shqiptaret dhe shqiperine ! Amerikes i duhet vetem vita jone si shtet ne Keahillin Sgurimit te OKB, dhe ne votimet ne NATO si vend anetare ! A ushqehen shqiptaret me MUT a me bar, dhe a dhunohen shqiptaret, dhe a persekutohen shqiptaret, per kete as nuk i bie ndermend ! E ka thene “i madhi” nuk keni pare asgje akoma ! Dhe eshte me se e veretete qe cfare nuk do te shohim dhe degjojme ! Une mendoj se opozita shqiptare eshte ne gjendje koma, ose ka thithur shume bar aq sa nuk bohet mo ! Tani opoziten mendoj qe duhet ta beje vete USA me ambasaden dhe USAID ne shqiperi !

  • Krimineli në krye të kuvendit.por në votim doli qartë se në PD ka spiunë e batakcij.

  • D

    Ky pis po i kundervihet hapur Amerikes. Edhe emri i ri i MPJ, tani e quan Ministria per Europen dhe Punet e Jashteme, eshte pjese e ketij skenari nese e kuptoni kete. Por, ky kelysh ekuq droge, duhet ta dije se nuk e nxin dot rolin e SHBA-ve ne vete ekzistencen e Kombit Shqiptar dhe dashurine e mirenjohjen e shqiptareve te vertete ndaj keti kombi fisnik.. Nese Amerikanet ta hoqen foton tende pacaure nga grupi me Nenpresidentin Amerikan, prit se te tjera gjera do te vijne nga andej.

KOMENTO

*E-mail nuk do te publikohet.
Komenti juaj do publikohet brënda 3 orëve , nëse përdorni fjalor ofendues , komenti nuk do të publikohet nga moderatori .


Copy Protected by Chetan's WP-Copyprotect.