TIRANË- Partia Demokratike thotë se kurdisja e historisë për rrjedhjen e votave nga ky grup parlamentar për votimin e Gramoz Ruçit është një intrigë për të mbuluar diçka tjetër. Zëdhënësja e grupit parlamentar të PD-së, Grida Duma theksoi mungesën e ambasadorit të SHBA-ve në seancën e sotme për herë të parë për shkak të vendosjes sipas saj, në krye të Kuvendit të një njeriu të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar të hyjë në SHBA.

“Kurdisja e historisë me vota gjoja të rrjedhura është një intrigë e vogël për te larguar vëmendjen e opinionit nga fakti që për herë të parë qeveria amerikane ka bojkotuar çeljen e punimeve të Kuvendit të Shqipërisë për shkak se në krye të tij u vendos një njeri të cilin qeveria amerikane e ka ndaluar përjetësisht të hyjë në SHBA prej lidhjeve me krimin dhe trafiqet. Edi Rama dhe ata që i mbajnë ison për çfarëdo interesi dhe motivi, as nuk e ndikojnë fare Partinë Demokratike dhe kauzat e saj”, deklaroi Duma.

Gazetarja Elda Menga ka siguruar për “BalkanWeb” fotot nga seanca e sotme, ku duket prezenca e ambasadorëve të akredituar në vendin tonë, përfshirë atë të BE-së por mungon ai i SHBA-ve Donald Lu.

Parlamenti mungon LU

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb