Vrasja më 13 shkurt e Kim Jong-nam në Malajzi shënoi eliminimin e një tjetër pjesëtari të familjes Kim, e cila ka sunduar me diktaturë të hekurt Korenë e Veriut për më shumë se 70 vjet. Lideri aktual diktatori Kim Jong-un dyshohet se ka urdhëruar vrasjen e gjysmëvëllait të tij që jetonte në Macau të Kinës. Revista amerikane “TIME” ka publikuar një artikull ku shpjegon trungun e familjes sunduese koreano-veriore, prej të cilëve katër janë vrarë, disa prej tyre në rrethana të dyshimta. Historia e vrasjeve të dyshimta fillon me të madhin e familjes Kim II Sung gjyshi i diktatorit korean Kim-Jong-un. Gjyshi i tij i cili ka qënë edhe lideri i madh suprem i Koresë së veriut, i cili lindi më 1912 dhe vdiq në vitin 1994, ku mendohet të jetë helmuar edhe pse nuk është zbuluar akoma shkaku i vërtetë i vdekjes së tij. Më pas historia e vrasjeve në familjen Kim vazhdon me babain e diktatorit aktual, ai quhej Kim Jong II dhe mori fronin me vdekjen e babait të tij, liderit të madh Kim II Sung. Babai i diktaTorit aktual ka vdekur në vitin 2011 por rrethanat e vdekjes së tij akoma nuk janë bërë zyrtare nga familja e tij. Një tjetër vdekje e dyshimtë është edhe vdekja e gjyshes së diktatorit aktual, gruaja e liderit të madh Kim II Sung, ajo quhej Kim Jong Sook dhe ka vdekur gjatë lindjes së babait të diktatorit aktual, pra ka vdekur gjatë lindjes së Kim Jong II, por mendohet që edhe mund të jetë vrarë pasi ajo ka lindur djalin e saj. Ndërsa vdekja e fundit misterioze në familjen Kim, siç e kemi përmendur edhe më lart është ajo e gjysmëvëllait të diktatorit aktual korean, pra vrasja e Kim Jong-nam. Por historia e eleminimeve brenda familjes mund të vazhdojë dhe i “rrezikuari” i fundit është djali i të ndjerit Kim Jong-nam.

kim-family-v3

Menjëherë pas vdekjes së Kim Jong-nam në aeroportin e Kuala Lumpurit, mediat ngritën pyetje rreth vendndodhjes së djalit të tij, 21 vjeçarit Kim Han Sol, i cili tha se do të vizitonte Malajzinë pas vdekjes së babait të tij. Revista TIME shkruan se Kim Han Sol studion në ‘United World College’ të Mostarit në Bosnjë e Hercegovinë. Në këtë universitet, ai ishte regjistruar sepse i ishte refuzuar viza nga autoritetet e Hong Kongut për të studiuar atje. Ndërsa sot pas vdekjes së babait të tij Kim Han Sol ruhet nga policia në Mostar të Bosnjës, sepse ekziston frika që edhe ai mund të eleminohet si babai i tij.2011101700908_0

(I.Ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb