BRITANI E MADHE – “Nëse pyesni veten, se ku ka ndërmend të pushojë Babagjyshi i Vitit të Ri gjatë shpërndarjes së dhuratave, ai vend është pikërisht ky pub i mbushur plot me pemë dhe mijëra drita”- ka thënë pronari i këtij pub-i.

Gerry O’Brien, i cili është pronar i pub-it, ‘Churchill Arms’ në Londër, ka thyer çdo rekord me vendosjen e 90 bredhave dhe 21 mijë dritave. Madje, ky numër pritet të rritet, sepse aty ka vend edhe për pemë të tjera dbe dekorime të tjera.

Çdo vit ai shpenzon rreth 30 mijë paund për mbjelljen e kultivimin e këtyre bredhave, të cilët i rrit vet nëpër vazo të mëdha.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb