Menu Krye Të Fundit | Shqipëria |
BOTËRORI RUSI 2018 LAJME KALENDARI REZULTATE

FOTO/ Atentat ndaj shqiptarit në Itali, qëllohet me plumb në gjoks, autori …

auto_WhatsApp-Image-2018-02-21-at-21.27.31-1280x9601519246020

ITALI – Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Itali, ku i lënduar ka mbetur një 27 vjeçar shqiptar. Ai është qëlluar me armë zjarri rreth orës 20:30 në komunën e Busto Garolfos në Milano.

Nga të dhënat paraprake mësohet se shqiptari është qëlluar me armë në gjoks nga një person i cili është larguar menjëherë nga vendngjarja me një automjet shkruan Ilgiorno.it.

I riu shqiptar ndodhet në gjendje të rëndë në spital e ndërsa policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 (BalkanWeb)