VLORE- Personat që shihni në foto ranë dje pre e sulmit me armë zjarri në një lokal në zonën ‘Ujit të Ftohtë’ në Vlorë, ku një i ri humbi jetën dhe 3 të tjerë u plagosën. “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë foton e viktimës, Ergys Gjioveshaj, si dhe Arsonel Llanajt, i cili punonte kamerier në lokalin me muzikë live dhe u plagos aksidentalisht, në rrethana të njëjta që u plagos dhe Florjan Hilaj.

Viktima Ergys Gjeoveshaj
Viktima Ergys Gjeoveshaj

NGJARJA
Ngjarja e rëndë që tronditi Vlorën dhe mbarë opinionin publik ndodhi mbrëmjen e së enjtes. Mësohet se dy persona u futën në lokal, duke ekzekutuar 33-vjeçarin Ergys Gjioveshaj. E plagosura e tretë nga kjo ngjarje është 26-vjeçarja Arta Luka, e cila dyshohet se ndodhej në tavolinë me viktimën Gjioveshaj. Ajo mori dy plumba në pjesën e legenit.

I plagosuri Florian Hilaj
I plagosuri Florian Hilaj

Mësohet se Gjioveshaj, kishte vetëm pak kohë që kishte dalë nga burgu, pasi kishte vuajtur dënimin për një vrasje të kryer në vitin 2001, kur ai ishte vetëm 16 vjeç, mësohet se ka marrë të paktën 6 plumba, 4 në bark, një në pjesën e legenit dhe 1 në dorë. Ndërkohë për ngjarjen janë shoqëruar 3 persona, ndërsa ka dyshime se gjithçka ka ndodhur për hakmarrje.

I plagosuri Arsonel Llanaj
I plagosuri Arsonel Llanaj

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: