SHKODËR- Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha kërkon me ngulm që në Shkodër të shpallet gjendja e emergjencës pas përmbytjeve. Vetë ai ka qënë pranë banorëve në Vaun e Dejës, madje është përlotur teksa ka dëgjuar hallet e tyre.
29497820_1827022880682218_348560987327277130_n
Kryedemokrati iu drejtua edhe njëherë kryeministrit, duke e bërë përgjegjës për atë që e quajti papërgjegjshmëri kriminale.
29511335_1827023007348872_4809800521355814681_n
“Të shpallet menjëherë gjendja e emergjencës në Bashkinë e Shkodrës dhe të Vaut të Dejës!
Përgjegjësi për përmbytjen e Shkodrës, është KESH me shkarkimet nga kaskada e Drinit.
Edi Rama ti japë fund heshtjes fajtore. Mosshpallja e emergjencës është e papërgjegjshme dhe kriminale”,- thotë Basha në një status të tij në FB.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: